Në kuadër të orës së "Psikologjisë së Këshillimit,"studentët e psikologjisë, së bashku me Klubin Studentor të Shkencave Sociale, Psikologjisë dhe Punës Sociale, zhvilluan një diskutim frymëzues mbi temën: "Unë përballë vetes apo përballë tjetrit?"
Gjatë bashkëbisedimit, pjesëmarrësit ndanë përvoja personale dhe reflektuan mbi sfidat e përditshme. Ata zbuluan se shpesh kërkojnë përgjigje në vendin e gabuar, ndërkohë që përgjigjet e vërteta ndodhen brenda ndjesive dhe vetëdijes së tyre. Ky moment u shndërrua në një hapësirë mbështetjeje dhe reflektimi, ku grupi përjetoi solidaritetin e njëri-tjetrit, duke analizuar mënyrat si mendojnë, ndjejnë dhe reagojnë përballë situatave të jetës, qoftë në sfondin e frikës, dashurisë apo inatit.
Aktiviteti përmbante elemente të mbështetjes sociale dhe ndërhyrjeve terapeutike, me qëllim nxitjen e zhvillimit personal dhe fuqizimit emocional të studentëve. Ai demonstroi rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave, si një mënyrë efektive për të kontribuar në rritjen individuale dhe kolektive.