Zyra e Karrierës, në bashkëpunim me Klubin e Karrierës, organizoi trajnimin me temë: “Si të shkruajmë një CV dhe letër motivimi?”
Trajnimi u drejtua nga eksperti i karrierës, z. Erion Muça, dhe kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të studentëve në përgatitjen e një CV-je tërheqëse dhe bindëse.
Gjatë sesionit u trajtuan këto çështje kryesore:
-Çfarë kërkojnë punëdhënësit kur publikojnë një mundësi punësimi dhe si t'u përgjigjemi nevojave të tyre;
-Çfarë të përfshini në CV dhe letrën motivuese, veçanërisht kur përvoja juaj profesionale është e kufizuar;
-Si të strukturohet në mënyrë strategjike CV-ja për të tërhequr vëmendjen e punëdhënësve.
Trajnimi ngjalli interes të madh tek studentët, të cilët patën mundësi të marrin përgjigje për pyetjet e tyre rreth shkrimit të CV-së dhe teknikave të prezantimit gjatë intervistave të punës.
Ky aktivitet i pajisi pjesëmarrësit me njohuri të vlefshme për përgatitjen e tyre profesionale dhe për të rritur mundësitë e suksesit në tregun e punës.