Një leksion i hapur me artistin Helidon Gjergji u zhvillua në kuadër të lëndës “Gjuha Pamore 1,” drejtuar nga Driant Zeneli, si pjesë e kurrikulës formuese të Klubit të Arkitektit.
Gjatë leksionit, Helidon Gjergji ndau me studentët e Departamentit të Dizajnit dhe Arkitekturës perspektivat e tij mbi artin bashkëkohor, transformimin e hapësirave publike dhe angazhimin krijues. Kjo ishte një mundësi e veçantë për studentët të njihen nga afër me praktikat e tij artistike dhe të mësojnë mbi krijimin e projekteve që ndërthurin dimensionin artistik me atë shoqëror.
Falënderojmë Helidon Gjergjin për frymëzimin dhe këshillat e vyera që ndau me studentët tanë!