
Në kuadër të aktiviteteve të klubit tonë, u zhvillua një debat sipas modelit të Karl Popper, ku studentët tanë të talentuar patën mundësinë të angazhohen në diskutime të thelluara, duke përdorur dhe zhvilluar njëkohësisht aftësitë e tyre në mendimin kritik dhe të folurin publik.
Energjia dhe përkushtimi i tyre ishin frymëzues, ndërsa debatuan me pasion mbi tema që formësojnë botën e sotme të sipërmarrjes.
Sot, debati u hap me temën “Mbi ligjin 7501 të pronës,” duke krijuar një moment domethënës për të gjithë të përfshirët dhe duke e bërë të qartë se idetë dhe zëri juaj janë ato që e bëjnë klubin tonë më dinamik dhe të mirënjohur!
Presim me padurim debatet e ardhshme gjatë javës në vijim!
