Universiteti Barleti pati kënaqësinë të rikthente një nga alumni-t tanë më të suksesshëm, Eraldo Harlicaj, i cili ndau me studentët historinë e tij inspiruese nga auditorët e universitetit tonë deri në suksesin e tij në botën e medias.
Ish-student i marketingut, Eraldo ndoqi me pasion rrugën e komunikimit dhe sot është një emër i njohur në gazetari. Gjatë takimit, ai ndau momente kyç të karrierës së tij, vështirësitë e kapërcyera dhe mësime të vlefshme për të rinjtë që aspirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre profesionale. “Besoj në fuqinë e ambicies dhe punës së palodhur. Universiteti Barleti ka qenë një nga gurët themeltarë të suksesit tim,” u shpreh ai.
Ky aktivitet është pjesë e serisë së takimeve tona me alumni të shquar, ku ish-studentët ndajnë eksperiencat dhe historitë e tyre frymëzuese me brezat e rinj. Për studentët tanë, kjo ishte një mundësi unike për të marrë udhëzime praktike nga një profesionist i vërtetë dhe për të mësuar nga një rrugëtim i suksesshëm.
Universiteti Barleti vazhdon të mbetet një pikë referimi për të rinjtë që duan të arrijnë suksesin profesional, duke ofruar një mjedis frymëzues dhe lidhje të fuqishme me komunitetin tonë të alumni-ve.
Lexoni më shumë për aktivitete të ngjashme dhe historitë e suksesshme të alumni-ve tanë në faqen zyrtare të Universitetit Barleti!