Qeveria Studentore në Universitetin "Barleti" është një organizatë përfaqësuese studentore, e përbërë nga përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike nga të gjitha fakultetet dhe departamentet. Ky grup përfaqëson zërin dhe interesat e studentëve, me synimin për të krijuar një komunitet të bashkuar dhe aktiv.
Pas zgjedhjes së senatorëve për çdo program studimi, përfaqësuesit e Qeverisë Studentore për vitin akademik 2024-2025 zhvilluan takimin e parë me Dekanen e Studentëve, Dr. Elda Mamoçi, për të diskutuar objektivat dhe prioritetet për vitin në vijim.
Temat kryesore të diskutimit ishin:
• Ecuria e procesit mësimor
• Iniciativa "Studentët Ambasadorë"
• Jeta studentore dhe caktimi i koordinatorëve të klubeve
• Propozime për aktivitete të ardhshme
Gjatë takimit u trajtuan edhe çështje që lidhen me sfidat në procesin mësimor, frekuentimin e orëve dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive në klubet rinore dhe aktivitetet e tjera studentore.