Në kuadër të lëndës “BIM Architectural Design Laboratory”, drejtuar nga ARK. MSc Hekuran Bendaj, studentët pjesëmarrës në këtë ekspozitë u ngarkuan të propozojnë një godinë me funksion të lirë, deri në tre kate, në një parcelë me përmasa 33x6.2 metra, brenda një konteksti urban, duke marrë parasysh mjedisin përreth, funksionalitetin dhe levizjen.
Qëllimi i kësaj ekspozite është të shfaqë aftësitë e studentëve në të menduarit kritik, kreativitetin, modelimin dhe prezantimin e një projekti arkitekturor.