Në periudhën 2024-2025, Universiteti Barleti, në bashkëpunim me ARPAD Parterns sh.a, do zhvillojnë projektin 'Platforma e bashkëpunimit në kërkim për sipërmarrje dhe inovacion (KIS)', me drejtues projekti Dr. Rezart Prifti.
Projekti, i fushës prioritare të Sistemeve dhe Teknologjive të Informacionit, bashkëfinancohet nga AKKSHI, në kuadër të programeve kombëtare të kërkimit shkencor për vitin 2024, si projekt që vjen si bashkëpunim i universitetit me biznesin (PTI).
Objektivi kryesor i projektit kërkimor rreth ekosistemit të startupeve është të analizojë dhe kuptojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dinamikën, nxitësit dhe ndikimet e ekosistemeve të startupeve në mënyrë që të informojë politikat, praktikën dhe teorinë.