Lojëtaret tona - Xheni, Kejsi, Alisa, Kristela, Tea, Megi, Bejona, Sigi, Desjona, Harikla, Armjola, Orestja, Jolanda, Eibi me trajnierët Altin Gorenxa dhe Junida Pogoni,nën drejtimin e drejtorit teknik Prof. Artan Pogoni,do të përfaqësojnë Universitetin "Barleti" në sezonin 2024-2025 në Ligën Superiore të Volejbollit të Femrave. Ky do të jetë një vit plot sfida për këtë ekip i cili prej vitesh po jep shembullin e një organizimi privat studentor në volejbollin shqiptar.
"Kemi filluar prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri te volejbollit dhe shpresojmë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë këtë vit. Ky është ekipi më i ri në moshë qe ka patur ndonjeherë "Barleti Volley" ndër vite, ndaj kemi për detyrë që të stërvitemi fort, me entuziasëm dhe dëshirë për të sfiduar kundërshtarët.
"Barleti Volley" do të jetë gjithmonë në elitën e volejbollit shqiptar, si skuadra e vetme universitare që merr pjesë në të gjitha kompeticionet kombëtare dhe mbart shume tituj dhe trofe te fituara ndër vite.Duke parë dëshirën e jashtëzakonshme të vajzave, duke patur mbështetjen e pakursyer te Universitetit "Barleti", të Grupit "Dudaj" si dhe të të gjithë atyre që na mbështesin dhe përkrahin unë kam besimin e plotë se ky ekip dhe stafi që e drejton do të bëjnë një sezon sportiv model pse jo duke na dhuruar edhe surpriza të këndshme në drejtim te rezultateve.
Forca "Barleti Volley" - u shpreh Prof. Pogoni.