Në periudhën 2024-2025, Universiteti Barleti do zhvillojë projektin "Aspiratat e prindërve lidhur me arsimin e mëtejshëm të fëmijëve të tyre dhe këshillimi i individualizuar i karrierës: një eksperiment natyror në terren në Shqipëri" me drejtues projekti Prof. As. Dr. Roland Çerepi.
Projekti, i fushës prioritare të Shkencave Sociale dhe Albanalogjike, financohet nga AKKSHI, në kuadër të programeve kombëtare të kërkimit shkencor për vitin 2024 si projekt i kërkimit dhe zhvillimit (PKKZH).
Qëllimi i këtij projekti është të propozojë qasje inovative për të rritur regjistrimin në arsimin profesional dhe për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë në marrjen e vendimeve të mirëinformuara në lidhje me arsimin e mesëm bazuar në aftësinë akademike dhe potencialin e tyre.
Kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme për shkak se zgjedhjet arsimore të gabuara ose jo efiçente kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në NEET (Jo në Edukim, Punësim, ose Trajnim)