Maturantët të cilët kanë përzgjedhur të vijojnë studimet e tyre pranë Universitetit BARLETI, në degët “Arkitekturë” dhe “Dizajn Interieri dhe Produkti” edhe sot, treguan aftësitë e tyre duke u bërë pjesë e TESTIT TË AFTËSISË për Pranimin në këto fusha sa specifike, po aq edhe kreative, të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë.
Testi i radhës do të jetë në datën 19 gusht 2024, nga ora 10:00 – 14:00, në ambientet e Kampusit 2 në Selitë.
Ju ftojmë të merrni pjesë që të mos e humbisni këtë mundësi!