Programi i Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, shpall hapjen e thirjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.
Lançimi i thirjes: 1 qershor, 2015 ora 12:00
Thirja mbyllet: 14 qershor
Perzgjedhja: 15 -29 qershor
Shpallja: 30 qershor
Fillimi i praktikes: 1 korrik, 2015
Përfundimi: shtator, 2015
Hapur për: profesionistë të rinj, 21- 26 vjeç
Niveli i studimeve: të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”.
Kërkesa: Rreth 1800 kërkesa nga Institucionet Qendrore dhe institucionet e tyre të varësisë.
Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/
Ky program do të zgjasë 3 muaj, nga data Korrik - Shtator, 2015 dhe është pa pagesë.
• Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ publik.
• Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha praktikës së punës është e papaguar.
• Institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, do të punësojnë me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë, të përzgjedhur nga thirrja e parë dhe që kanë kryer praktikën e punës në atë institucion në kuadër të kësaj thirrjeje. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës mbi bazën e vlerësimit të performancës, mesatares dhe titullit të studimit që përkon me profilin e pozicionit të punës.
Duke ju falënderuar për vëmendjen.