Tekst :Gjatë vizitës në Universiteti Barleti të Shoqatës Turke të Investitorëve, u diskutua edhe mbi rolin e Universitetit me krijimin e një ekosistemi për nxitjen e iniciativës private dhe impulsin start up nga ana e studentëve dhe të diplomuarve.
Në këto biseda u përcoll eksperienca e Universiteti Teknik të Stambollit dhe strukturës Teknopark të tij nga drejtori i këtij Teknoparku Z.Kenan Colpan. Nisur nga detyrat zhvillimore që ka marrë përsipër instituti Adriapol i UB-sëdhe nga mirëkuptimi midis palëve si dhe interesat e njëjta në këtë fushë u arrit të nënshkruhej marrëveshja (MOU) për zhvillimin e bashkëpunimit për nxitjen e iniciativës private dhe krijimit të ekosistemit të nxitjes së sipërmarrjes midis Universiteti Barleti, Institutit Adriapol dhe Istanbul Technical University Technopark.
Kjo marrëveshje u nënshkrua më datë 27.05.2015 nga Rektori i UB-së Marenglen Spiro dhe Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Istanbul Technical University Technopark dhe Z. Kenan Colpan.