Më datë 16.01.2024 Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Barleti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar.
“Ky bashkëpunim do ndihmojë studentët tanë jo vetëm në përgatitjen e tyre profesionale, por edhe në përgatitjen dhe aftësimin për punësimin në të ardhmen nëpërmjet ballafaqimit me sfidat me të cilat përballet vendi ynë në kohët e sotme”, theksoi Prof.Dr. Evda Veveçka, Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjeter humanitare në vendin tonë e njohur edhe nga komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.