Universiteti Barleti shpallet fitues i tri projekteve të thirrjeve të AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit).
Dy projekte të kërkimit dhe zhvillimit fokusohen në fushën e “Biodiversitetit dhe Mjedisit, si dhe “Shëndetësisë e Shkencave mjekësore”.
Projekti i tretë është një projekt i kërkimit shkencor që do të zhvillohet si partneritet i Universitetit Aplikativ Barleti, në bashkëpunim me sipërmarrjen “FIX PRO” sh.p.k, e cila operon në fushën prioritare uji dhe energjia, me fokus eficencën e energjisë.
Tema kryesore ku do të fokusohet kërkimi shkencor është: “Optimizimi dhe rritja e produktivitetit me anë të masave të eficencës së energjisë në godinat dhe linjat e prodhimit të kompanisë FIX Pro sh.p.k”.
Së bashku për të gjithë!