Më datë 26 Korrik 2023, studentët e profileve të studimit “Financë-Kontabilitet” dhe “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Palujtshme” përmbyllën me sukses studimet “Bachelor”.
Kjo ishte një nga ditët më emocionuese për studentët që mbrojtën diplomën e tyre në degën e Ekonomisë. Ceremonia e diplomimit ishte një kujtesë e mrekullueshme për studentët, familjet e tyre, si dhe për stafin e fakultetit, që i pati ndjekur dhe mbështetur gjatë kësaj rruge të gjatë akademike. Tani, me diplomën e Ekonomisë në dorë, ata hapin një kapitull të ri të jetës, me më shumë mundësi për të kontribuar dhe ndikuar në fushën e tyre të zgjedhur.
Me entuziazëm, i urojmë sukses të gjithë ekonomisteve të rinj!
Jeta pasuniversitare do të sjellë shumë sfida dhe mundësi të reja.
Bashkë me ju ndërtojmë të ardhmen!!