Momente nga inagurimi i ekspozites fotografike "KIOSKA - Arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin Shqiptar" pranë galerisë së ekspozimit në Galerine e Arteve, Vlorë, Pallati i Kultures "Laberia" me autor Robert Pichler, dhe kurator Prof. Saimir Kristo.
Te pranishëm ishin Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner, Kryetari i Bashkisë Vlore Z. Ermal Dredha dhe Konsulli i Nderit të Austrisë për Qarkun e Jugut Z. Dhimisten Koca, Ambasadori i Shqipërisë në Austri Z. Fate Velaj dhe personalitete të tjera të artit, arkitekturës dhe kulturës së qytetit të Vlorës.
Kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada Austriake, Tiranë, Raiffeisen Invest dhe Fondi i Arkitekturës në Shqipëri, Trienale e Arkitekturës se Tiranës, Akademia Austriake e Shkencave, Universiteti BARLETI dhe VEKO dhe do qendrojë hapur nga data 20 Korrik deri në datën 10 Gusht 2023.
Kioska është një projekt për arkitekturën e përkohshme dhe mjediset e jetesës në bregdetin shqiptar. Ndërtesat e ngritura në zona ende të pazhvilluara të bregdetit për qëllime turistike informale përfaqësojnë një kulturë shumëdimensionale të improvizimit që i referohet kalimit nga shteti i mbikqyrjes komunist në një ekonomi tregu të shfrenuar. Arkitektura, materialet prej të cilave janë ndertuar, pozicionimi dhe dimensionet, elementet stilistike dhe ngjyrat, të gjitha tregojnë për një nderthurje unike të “arkitekturës së gjallë” që po zhduket ndërsa turizmi vazhdon të zhvillohet dhe të pushtojë bregdetin. Kioska dokumenton këtë tranzicion dhe duke bërë këtë vështron edhe mënyrën e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona periferike.
Duke bërë këtë, ajo gjithashtu shikon mënyrat e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona margjinale. Përveç kësaj, projekti trajton çështje të ekologjisë, marrëdhënieve te pronësise, migrimit dhe marrëdhënieve të shumta emocionale me bregdetin dhe detin.