Barleti është vizituar nga staf akademik ndërkombëtar, në kuadër të marrëveshjeve Erasmus+.
Akademikët e ftuar kanë qenë pjesë e departamenteve të ndryshme, kryesisht nga Universiteti i Sakarya, Turqi; Universiteti Ovidius, Rumani; Vigo i Spanjës, etj. Ata janë mirëpritur nga kolegët e tyre, dhe krahas takimeve të njëpasnjëshme, kanë vizituar ambientet e universitetit dhe organizata të tjera të ndërlidhura me qëllimet specifike të vizitave të tyre.
Të tilla takime, përveç shkëmbimit të eksperiencave midis pedagogëve, nxisin rritjen dhe shtrirjen e bashkëpunimeve jo vetëm në nivel shkëmbimesh të stafit dhe studentëve por dhe me gjërë.