
Studentët e programit të punës sociale njihen me shërbimet e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje
Në kuadër të orëve të praktikës profesionale studentet e programit të Punës Sociale/ Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit u njohën me punën dhe shërbimet mbështetëse që Qëndra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje ofron prej vitit 2011 për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre. Vëmendje të vecantë kishte për studentët puna e ekipit multidisiplinar të qendrës si edhe sfidat e lidhura me riintegrimin e viktimave në shoqëri pas shkëputjes nga cikli i dhunës.
