Drejtues të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, Zv. Dekan, Ph.D. Saimir Kristo dhe Shef. e Departamentit te Arkitektures dhe Dizajnit Ph.D. Etleva Dobjani ishin ftuar nga Prof. Dr. Esen Gokce Ozdamar te udhëhiqnin Workshopin Ndërkombëtar "Terkidag Design Charrette" me pedagogë nga Tekirdağ Namık Kemal dhe İstanbul Arel University në kuadër të projektit kërkimor New Temporality për të kuptuar më mirë zonat pranë Bregdetit të Mesdheut.
Universitetet ranë dakort për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel programi Erasmus për projekte dhe mobilitete stafi dhe studentësh duke organizuar punëtori në këtë kuadër në Shqiperi dhe në Universitetin BARLETI.