
Në kuadër të International Staff Week nga projekti Erasmus+, përgjatë datave 26 qershor - 30 qershor 2023, stafi i UniBa- s PhD. Gazmend Zeneli, Msc. Jonilda Çerekja, Msc. Jola Xharo, Msc. Edlira Suçi, Msc. Marsela Behari dhe Msc. Xhensilda Metaj vizituan IES RIBEIRA DO LOURO, Spanjë, ku morën pjesë staf akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë nga Afrika Lindore, Tailanda, Kenia, Cape Verde, Mozambik, Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.
Pjesë e axhendës së miratuar ishte pjesëmarrja aktive dhe angazhimi i stafit të Universitetit “Barleti” të cilët patën mundësinë të takonin dhe të bisedonin personalisht me përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse, duke marrë informacione të detajuara mbi mundësitë e shkëmbimit studentor dhe bursa studimi në universitetet partnere.
Ndërtimi i partneriteteve ndërkombëtare, dhe zgjerimi i rrjetëzimit, do të vijojë të mbetet një prej prioriteve kryesore të Universitetit "Barleti”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes të tilla eventeve si mundësi e bashkëpunimeve mjaft të suksesshme me universitetet më të mira në botë.
