
Është kënaqësi të paraqesim, trendin e trajnimeve të realizuara kohët e fundit me mësuesit që është, interesi I tyre për fitimin e shprehive e aftësive reale, jo thjesht marrjen e krediteve të detyruara, të cilat i marrin në fillim të vitit shkollor. Kërkesat e mësuesve (të rinj apo me përvojë), lidhen me kualifikimin individual, mbi fitimin e aftësive, që iu mungojnë, veçanërisht metodologjive bashkëkohore, njohurive mbi konceptet sociale e shkencore, diskriminimin pozitiv, etj.
Ata duan të aftësohen mbi rrugët e realizimit të veprimtarive ndërkurrikulare, projekteve, hartimin e vizionit, planifikimin e veprimtarive reale, sa më të dashura për fëmijët. Për këtë arësye ne kemi kombinuar metodologjinë me rrugët e njohjes së problemeve sociale, empatinë, tipet e personalitetit e temperamentit, orientime mbi organizimin e punës mes nxënësve, mësuesve kujdestare, të TIK-ut, gjuhëve të huaja, të edukimit sportive, psikologut e prindërve, rrugët e
përfshirjes, etj.
Filozofia jonë ka qenë ajo e përshtatjes së parimeve të edukimit të shekullit 21, me kërkesat e tyre mbi gjetjen e rrugëve të zgjidhjes sipas situatave konkrete, në përshtatje me kushtet e shkollave, ku punojnë dhe udhëzimet mbi shkollat qendër komunitare. Shumica e trainimeve janë organizuar online. Diskutimet e drejtpërdrejta me ta, përmes platormës googleMeet, komunikimit elektronik për detyrat e dhëna gjatë trajnimit, kanë rezultuar mjaft efikase dhe me karakter bashkëpunues.
Ndihemi mirë për këtë frymë të re të kërkesave për trajnime në edukim!
