
Universiteti Barleti është mirënjohës që me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Shqipëri dhe Ambasadorit Dr. Christian Steiner do bashkë-kurojë ekspozitën e dedikuar Arkitekturës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm me autorësi të Prof. Hubert Klumpner and Dr. Michael Walczak nga ETH Zurich dhe Urban Think Tank, të një prej grupeve më të rëndësishme në mendimin dhe kërkimin shkencor në nivel global!
Kjo ekspozitë do prezantohet në Tiranë në Mars 2024 si pjesë e aktiviteteve të vitit të dytë të Trienales së Tiranës.
Ky bashkëpunim do vijojë edhe më tej me projekte strategjike midis dy institucioneve dhe si filozofi prioritare e UniBa për krijimin e projekteve inovative në fushën e Arkitekturës, Zhvillimit Urban dhe Dizajnit!
