Studentët e Masterit Profesional në profilin Marketing, Menaxhim Operacionesh dhe Turizëm nën drejtimin e lektorit të lëndës “Komunikim i Integruar Marketing”, Dr. Eldian Balla zhvilluan një vizitë në kompaninë OPEL NOSHI.
Studentët u njohën nga afër me:
- historikun dhe veprimtarinë e kompanisë
- produktet dhe shërbimet që ofron kompania
- mjetet e komunikimit marketing
- teknikat e shitjes personale
- mënyrat e prezantimit të produktit etj.