
Universiteti Barleti në kuadër të ndërkombëtarizimit përmes Programit Europian Erasmus+ bashkëpunon dhe shkëmben eksperienca me shumë Universitete Europiane.
Në këtë drejtim po realizohet nga 12.06.2023-17.06.2023 edhe shkëmbimi i rradhës akademik dhe profesional i kombinuar mësimdhënie dhe trajnim, me Universitetin e South Bohemia në Çeki.
Pranë Fakultetit të Shëndetit dhe Shkencave Sociale referuan përballë studentëve kandidatë për PHD, profesorët e Universitetit Barleti Prof. Assoc. Dr .Robert Gjedia, PhD. Reta Pinderi dhe Proc.PhD. Erion Muça.
Këto vizita intensifikojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin me fokus ndërkombëtarizimin të Universitetit Barleti duke rritur standartet dhe cilësinë e kurrikulës, mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atij aplikativ në të gjitha programet e studimit, bazuar në modelet më bashkohore europiane.
Nga këto shkëmbime përfitojnë dhe studentët mundësia për mobilitet e tyre në të gjitha programet është shumë e lartë dhe reale.
Studentët kanë mundësi të realizojnë me çdo shpenzim të mbuluar trajnime, workshop-e, intershipe, seminare, një semester apo një vit të plotë akademik por dhe studime doktorale në njërin prej Universiteteve Europiane me të cilat Universiteti Barleti ka partneritet në kuadër të programit Erasmus+.
