
Drejtues programesh, pedagogë dhe kërkues nga Universiteti Barleti vizitojnë Shkollat e Edukimit Profesional në Vigo, Spanjë.
Përmes programit Erasmus dhe programit CARTES - duke mbështetur inovacionin në fushën e dizajnit dhe arteve të financuara nga Bashkimi Europian, Universiteti Barleti forcon lidhjet dhe zhvillon programe me institucione nga Spanja, Europa, Afrika e Jugut dhe Tailanda.
Kjo eksperiencë ka rritur ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe mundësitë për stafin akademik dhe studentët në fusha si; Arkitektura, Dizajni, Artet, Teknologjia e Informacionit, Shkencat Kompjuterike, Shkencat Mjekësore, Menaxhimi dhe Administrimi i Biznesit, Marketingu dhe Sportet!
