
Ura të reja bashkëpunimi me universitetin Sakarya në Turqi në fushën akademike dhe atë të projekteve!
Në kuadër të programit Erasmus+ KA107, përgjatë datave 29 maj - 2 qershor 2023, stafi i UniBa- s PhD. Belisa Kaleci; Dr. Blerta Turani; Msc. Ervjola Osmanaj dhe Msc. Luizeta Konini vizitoi Universitetin e Sakarya-s, Turqi. Përgjatë vizitës u zhvilluan takime si në vijim: Zv. Rektorin e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve Ndërkombëtare, Zv. Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Dekanati i Kërkimit Shkencor (ArDek), sekretaria dhe qendra e pranimit të studentëve të huaj, Zyra e Kurrikulës etj.
Vizitat ishin rezultative dhe u krijuan partneritete strategjike në kuadër të shkëmbimëve akademike për Fakultetin e Shkencave Mjekësore; praktikave më të mira; consortium dhe grupe pune në thirrje, projekte dhe programe europiane dhe jo vetëm. Gjithashtu, u dakordua dhe nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi mes UniBa-s dhe Universitetit Sakarya edhe në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit për programet Erasmus.
