
Ditën e premte më 9 Qershor Departamenti i Edukimit dhe Trajnimit Profesional pranë Universitetit Barleti zhvilloi një leksion të hapur lidhur me “Gjithëpërfshirja në arsim”, ku një shkollë efektive gjithëpërfshirëse e ka gjithnjë mundësinë të zgjidhë dhe të mbështesë fëmijët me vështirësi dhe ata me aftësi të kufizuara për t’u edukuar dhe zhvilluar.
Takimi u zhvillua si pjesë e ciklit të leksioneve në lëndën “Edukimi i fëmijëve me nevoja të veçanta, fizike të mesme”
Ky takim u organizua nga Dr. Adriana Qafa koordinatore dhe lektore e Departamentit të Edukimit dhe Trajnimit Profesional dhe pedagogu i lëndës Prof. Asoc. Dr. Roland Çerepi. Prof. Asoc. Dr. Roland Çerepi foli për vështirësitë në arsimin gjithëpërfshirës, në qëndrimet e mësuesve për fëmijët me aftësi të kufizuara, për pajisjet didaktike dhe mjeteve mësimore të përshtatura për këta fëmijë, për nevojat e veçanta të fëmijëve ku këtu nënkuptojnë vështirësitë, që ata shfaqin në drejtime të ndryshme.
Studentët mbetën të kënaqur nga leksioni pasi njohuritë e marra ju shërbejnë në punën e tyre të përditshmë në shkollat pëkatëse.
