
Holly Factory Bootcamp, vijon me ciklin e trajnimeve dhe mentorimeve me të rinj nga Gjimnazi Ismail Qemali. Gjatë Bootcamp-it të rinjtë u trajnuan lidhur me zvhvillimin e ideve të tyre të biznesit, duke nisur me gjenerimin e ideve, zhvillimin e një plani aktivitetesh, planit financiar duke llogaritur kostot dhe përfitimet. Identifikimi I konsumatorit dhe krijimi I profilit të tij, duke përfunduar në zhvillimin e një plani marketingu.
Të rinjë të ndarë në grupe zhvilluan projektet e tyre dhe prezantuan idetë për të konkurruar në finalen e madhe të Festivalit të Inovacionit “Innovate your Way Out”.
