
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit në bashkëpunim me organizatën “Të Ndryshëm & Barabartë” organizoi sot një takim informues me studentë të programit të Punës Sociale dhe Psikologjisë mbi çështje të trafikimit, identifikimit proaktiv, referimit dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit.
Organizata “Të ndryshëm & Të Barabartë” është një nga organizatat lider në Shqipëri në ofrimin e shërbimeve cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.
