
E sotmja dhe e ardhmja e qyteteve tona” ishte titulli i prezantimit të MSc. Ariela Kushi, arkitekte dhe drejtuese e studios “AK-UA”. Me një përvojë disa vjeçare në fushën e arktitekturës dhe planifikimit urban, Znj. Kushi diskutoi aspektet teorike dhe praktike të proçesit të hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore si “Kushtetuta e Zhvillimit të Qyteteve”.
I ideuar fillimisht si leksion i hapur për studentët e programit të studimit menaxhim biznesi, në lëndën “Ekonomia Urbane dhe Rregullimi i Territorit” leksioni u ndoq me interes edhe nga studentët e programeve të Arkitekturës dhe Turizmit.
