
Në datat 8-12 maj 2023, në kuadër të Programit Erasmus +, u realizua një vizitë e koordinatores së Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit “Barleti”, MSc. Enxhi Hasani, pranë Universitetit “Ondokuz Mayis” në qytetin Samsun, Turqi. Gjatë kësaj jave u zhvilluan disa takime dhe aktivitete me përfaqësues të Fakultetit të Mjekësisë së këtij universiteti, dhe në veçanti me përfaqësues të departamentit të Shëndetit Publik.
U realizuan një sërë leksionesh nga kolegët ndërkombëtarë duke observuar qasje të ndryshme të mësimdhënies dhe duke përfituar njohuri e përvoja të reja në fusha të ndryshme. MSc. Enxhi Hasani, mbajti një leksion me studentët të fakultetit rreth pandemisë së COVID-19 në Shqipëri dhe u bënë dhe krahasimet mes vendeve lidhur me këtë çështje me prioritet në shëndet publik. Gjithashtu, mes përfaqësuesve të universiteteve nga vende të ndryshme, ata prezantuan Universitetin Barleti.
Ky mobilitet ka hapur mundësi të reja bashkëpunimi akademik, jo vetëm me universitetin “Ondokuz Mayis”, por dhe me universitetet e tjera të pranishme.
