Agjencia Kombëtare e Rinisë zhvilloi një sesion informues me studentët e "Universitetit Barleti" për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja nr. VIII të koordinuar ndërinstitucionalisht nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale.
Target grupi i këtij programi janë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Për të rinjtë e interesuar, aplikimi i thirrjes bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al duke filluar nga data 1 qershor.