
Detyrat kryesore:
- Identifikimi i trajnimeve, kurseve, çertifikimeve profesionale në fushën e sportit dhe mirëqenies.
- Planifikimi, koordinimi dhe ndjekja e zhvillimit të trajnimeve, kurseve të akademisë.
- Vendosja dhe ruajtja e marrëdhënieve korrekte me trajnerët/ të trajnuarit e akademisë.
- Bashkëpunon me zyrat përgjegjëse të institucionit për promovimin dhe marketingun e Akademisë.
- Kontribuon në identifikimin e thirrjeve për projekte, shkrimin dhe implementimin e tyre në fushat që mbulon akademia
Kriteret:
- PhD në shkenca sociale ose edukim fizik
- Eksperiencë në mësimdhënie në arsimin e lartë
- Eksperiencë në hartim dhe menaxhim projektesh
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre, në adresën e email: [email protected]
