Prezantim për publikimet në revistat shkencore nga Prof. Assoc. BetsAnn Smith, Universiteti Shtetëror i Miçiganit, Sh.B.A.
Në Universitetin ‘Barleti” u prezantua një material lidhur me procesin e hartimit të produkteve origjinale, shkencore dhe botimin e tyre në revista ndërkombëtare në indeksuara nga ‘Web of Science’ dhe me ‘impakt factor’
Prezantimi u bë nga pedagogia amerikane prof. assoc. BetsAnn Smth, në të cilin ajo paraqiti hapat dhe elementet më të rëndësishëm që lidhen me kërkimin shkencor, metodologjinë, përpunimin e të dhënave në forma të ndryshme, si dhe publikimin e produkteve shkencore, si: artikuj, monografi apo teza doktorale në revista ndërkombëtare, nga universitetet, por dhe nga shtëpi botuese, të njohura në vendet perëndimore.
Në këtë takim pedagogë të Universitetit “Barleti” ndanë përvojat e tyre dhe sfidat që paraqet e kërkimi shkencor në ditët e sotme, por dhe mbështetjen që ai jep për zhvillimin e karrierës profesionale të personelit akademik.