Rektorja e Universitetit "Barleti" Prof.Dr. Suzana Guxholli ka pritur në një takim të veçantë studentët fitues të kampionateve studentore të organizuara nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve për disiplinat Handball, Basketboll dhe Futboll dhe gjithashtu edhe ekipin e vajzave të Volejbollit të cilat u shpallën Kampion Kombëtar në Kampionatin e zhvilluar midis Universiteteve nga i gjithë vendi.
Ishte një ditë falenderimesh për organizatorët, fituesit dhe pjesëmarrësit në këto aktivitete ku si gjithmonë, në fokus të Universitetit "Barleti janë gjithmonë studentët dhe jeta studentore.
Në këtë takim morën pjesë edhe Zv. Rektori dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Turizmit dhe Sportit Prof. Dr. Artan Shytaj, Përgjegjësi i Deprtamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit Dr. Artan Pogoni si dhe anëtarë të stafit akademik të cilët përshëndetën studentët për arritjet e tyre sportive duke dhënë mesazhe inkurajuese për vazhdimësinë e këtyre aktiviteteve në të ardhmen.
Sporti në Barlet ka qenë është dhe do të mbetet krenaria jonë duke shtuar në palmarësin e Kupave të fituara edhe këto katër trofe.
Barleti si gjithmonë KAMPION