“Infermieria është art, dhe nëse do të bësh art kërkon një përkushtim ekskluziv, një përgatitje aq të vështirë sa puna e çdo piktori apo skulptori. Është një nga artet e bukura, do kisha thënë më i miri i arteve të bukura” – Florence Nightingale
Klubi i Mjekësisë me moton "Mirëqenia në duart e infermierëve", me mbështetjen e Departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike, finalizoi sot 12 Maj – “Dita Ndërkombëtare e Infermierit”, aktivitetet kushtuar javës së profesionit të Infermierit nën mentorimin e pedagogeve Dr. Blerta Turani dhe PhD. Malvina Prapa.
Pjesëmarrëse në aktivitet si referuese, profesionistet e fushës Msc. Kujtime Vakëflliu, Dr. Etleva Rustami dhe Msc. Rajmonda Lalaj përcollën te studentët eksperiencën si dhe mesazhet e tyre: "Trajtoje të sëmurin si të afërmin tënd", "Jam gjithmonë aty ku ti ke nevojë", "Më mirë parandalo sesa trajto"