
Universiteti "Barleti" dhe Qendra Kombëtare për Mirëritjen, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve "QKMZHRF" firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, ku në fokus kryesor do të jenë projektet e përbashkëta dhe realizimi i praktikave mësimore dhe profesionale të studentëve të Universitetit "Barleti".
Kjo nismë e përbashkët u ndëmorr në kuadër të përmirësimit të sistemit arsimor dhe modernizimit të tij si dhe efikasitetit në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira vendase dhe ato perëndimore.
