
Duke u nisur nga lidhjet akademike mes Universitetit Barleti dhe Universitetit të South Bohemia në Çeki kisha mundësi të bëja nje transferim për një semestër në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+
Erasmus është definitivisht një eksperiencë "must do", ku ti ke mundësinë të njihesh me kulturën e një vendi tjetër, por gjithashtu edhe me kulturen që shumë studentë ndërkombëtarë sjellin aty.
Erasmus për mua ishte një eksperiencë e mrekullueshme, unike dhe shume larmishme, nga e cila unë mora shumë njohuri, aftësi, miqësi të reja dhe krijova disa eksperienca dhe kujtime te paharrueshme. Përpos vlerave akademike të studimit në Erasmus nuk mungojnë as argëtimi i pafundëm, prandaj aplikoni në programin tuaj dhe jepini jetës suaj një rrjedhë tjetër.
