
Universiteti Barleti u përfaqësua nga shefi i Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financave, Dr. Rezart Prifti gjatë javës së fundit të prillit në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Shkup, Maqedonia e Veriut.
68 akademikë nga 13 vende dhe partnerë të BE-së u mblodhën në një seri seminaresh dhe panelesh diskutimi për të diskutuar shfrytëzimin e mundësive të projekteve të BE-së dhe forcimin e partneriteteve.
Projekte dhe partneritete të ardhshme na presin në lidhje me lëvizshmërinë e studentëve dhe stafit, dhe projektet e K2.
