
Më datë 13 Prill 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon - Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve çdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në qytetin e Beratit.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit e shkollës “Irfan Ngjeqari” në Berat, Faza Demo Day, u realizua në ambjentet e shkollës së tyre. Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, filloi të gjeneronte një ide për ta ideuar dhe konceptuar. Idetë e tyre fillestare i konsultuan me profesor A. Esmaeilakhtar, që u dha gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve të tyre në produkte konkrete.
Pjesëmarrës në këtë fazës “Demo” nga kjo shkollë ishin 27 nxenës dhe u gjeneruan 5 projekte paraprakisht, ndër të cilat “Job finder app”, “Urban app”, “Visit Berat”, “Auto platform” dhe të tjera.
Kjo fazë informimi ka vazhdimësinë në ditën e zhvillimit të Hackathon,në dy Fazat në vijimësi, ku mendimet do të kalojnë në 4 faza trajnimesh deri në konkretizimin real të idesë.
"What is now proved was once only imagined." - William Blake
