
Ditën e Mërkurë, datë 25.04.2023, ora 10:30, Klubi i Psikologëve, organizoi një aktivitet në kuadër të muajit Prill, muaji i ndërgjegjësimit për Autizmin.
E ftuara Dr. Migen Sulaj, drejtuese e Koddi, Qendrër për Çrregullimet e Zhvillimit informoi studentët mbi etiologjinë dhe klasifikimin e spekterit të çrregullimeve autike dhe këndvështrimin e disa teorive kryesore që përpiqen të shpjegojne këtë çrregullim nga këndveshtrimi kognitiv.
Në fund të aktivitetit u la një hapësirë ku studentët bënë pyetje, pasi kishin shumë interes në lidhje me temën.
