
Më datë 24 prill 2023 në ambientet e Universitetit Barleti vjen Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar z. Berti Pashko dhe Drejtori Ekzekutiv z. Dorian Agalliu.
Në zbatim të Ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” (i ndryshuar), roli kryesor i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është të rregullojë organizimin e profesionit të “Audituesit Ligjor” dhe të sigurojë që anëtarët e tij kryejnë me efektivitet auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara të shoqërive tregtare.
Në vijim të filozofisë për një Universitet Aplikativ, Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizon në bashkëpunim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, një prezantim të ideuar në kuadrin e këshillimit të karrierës për studentë dhe strategjitë e inovacionit.
