
Më datë 7 Prill 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon - Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve çdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në dy shkolla në qytetin e Durrësit.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit e shkollave “Beqir Çela” dhe “Hysen Çela” në Durrës, Faza Demo Day, u realizua në ambjentet e shkollave respektive. Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar dhe profesoresha Olta Murataj. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, filloi të gjeneronte një ide për ta ideuar dhe konceptuar. Idetë e tyre fillestare i konsultuan me profesor A. Esmaeilakhtar, që u dha gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve të tyre në produkte konkrete.
Nga shkolla “Beqir Çela” pjesë e fazës “Demo” u bëne 25 nxenës dhe u gjeneruan 7 projekte, ndër të cilat “Quick employment” apo “Yelloë box”. Ndërsa nga shkolla “Hysen Çela”, pjesë e kësaj faze u bënë 20 nxënës dhe u gjeneruan 12 projekte, ndër të cilat “Durrësi turistik”, “Find me” dhe të tjere.
Kjo fazë informimi ka vazhdimësinë në ditën e zhvillimit të Hackathon,në dy Fazat në vijimësi, ku mendimet do të kalojnë në 4 faza trajnimesh deri në konkretizimin real të idesë.
"What is now provedwëas once only imagined." - William Blake
