
Gjatë periudhës 26-31 mars, Dekania e Studentëve Dr. Elda Mamoçi dhe MSc.Monika Mustafa morën pjesë në javën ndërkombëtare në Universitetin Kodolanyi Janos Budapest në Hungari, në kuadër të programit Erasmus + Staff Mobility.
Përgjatë 5 ditëve, stafi i UniBa mori pjesë në workshope, trajnime, diskutime dhe leksione të hapura me pjesëmarrjen e universiteve të ndryshme si nga Hollanda, Portugalia, Gjeorgjia, Meksika, Lituania, Ukraina etj. si mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca lidhur me metodat e mësimdhënies dhe shërbimeve të tjera administrative duke u konkluduar në mundësi të reja bashkëpunimi.
Java u mbyll me Panairin e Shkëmbimeve Erasmus +, prezantim i “Universiteti Barleti” përpara studentëve dhe stafit ndërkombëtar si mundësi të reja bashkëpunimi për projekte dhe shkëmbime mobilitet të stafit dhe studentëve.
