Universiteti Barleti, me anë të Drejtorit të ICT-së, PhD. (C) Sokol Shurdhi, ka dhuruar 19 sete kompjuterash për Shkollën Guri i Bardhë dhe Xiber. Kjo dhuratë synon të ndihmojë në përmirësimin e arsimit dhe në zhvillimin e aftësive të teknologjisë së informacionit në këto shkolla.
Me këto sete kompjuterash, nxënësit e këtyre shkollave do të kenë mundësinë për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të mësuar përmes teknologjisë. Kjo do të ndikojë në rritjen e interesit të tyre për teknologjinë dhe për të zgjeruar perspektivën e tyre në këtë fushë.
Universiteti Barleti e ka në fokus të tij rritjen e nivelit të arsimit dhe të ndihmojë në zhvillimin e komunitetit. Kjo dhuratë është vetëm një prej shumë iniciativave që Universiteti Barleti ka ndërmarrë për të ndihmuar në këtë qëllim.
Shkolla e Gurit Bardhë dhe Xiber, janë shkolla në zonën rurale dhe nuk kanë pasur shumë mundësi për të ofruar teknologji të informacionit dhe komunikimit në mënyrë të tillë, kjo dhuratë do të ndihmojë në përmirësimin e kësaj situatë dhe në rritjen e kualifikimit të nxënësve në këto shkolla.