
Kemi fituar një ndeshje me rezultat të pastër ndaj një kundërshtari shumë të fortë me të cilin do të ndeshemi edhe 2 herë të tjera javën që vjen për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ato që na kualifikojnë direkt për fazën finale të play-off për kampionatin kombëtar.
Falenderoj vajzat për fitoren dhe shpirtin e garës. Më e vështira fillon javën që vjen, sepse do na duhet të shkojmë në Shkodër për fitore" - u shpreh traineri Altin Gorenxa pas ndeshjes.
