
E Premtja mblodhi sërisht maturantë në bootcamp-in më të famshëm në Tiranë, Holly Factory.
Grupe maturantësh me dëshirën, motivin dhe kreativitetin për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit u bënë bashkë në një fundjave dedikuar sipërmarrjes dhe inovacionit.
Trajnime, lojra, diskutime, konkurrime, ballafaqim idesh dhe qëndrimesh, ishin disa nga pikat kryesore të bootcamp-it.
Maturantët ndanë me mentorët e Bootcamp-it, idetë e tyre të biznesit, ide që vinin nga fusha e teknologjisë, fashion, agro, arkitekturës etj.
Ky Bootcamp zhvillohet nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës dhe Klubit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
Nëse ke dëshirë dhe ti të jesh pjesë e Holly Factory Bootcamp, na kontakto tani!
