Instituti Shqiptar për Çështje Publike dhe “Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, organizoi në datë 29 janar 2015, aktivitetin e përvitshëm akademik me titull ‘Rishikimi i Memories Kolektive’.
Çdo vit në datën 27 janar, shtete dhe institucione të ndryshme organizojnë aktivitete përkujtimore në respekt dhe nderim të gjithë viktimave të Holokaustit. Kjo ditë është gjithashtu edhe një thirrje për të t'u dhënë fund mizorive të sotme duke promovuar dhe respektuar të drejtat e njeriut për brezat që do të vijnë.
I ftuar nderi në këtë konference ishte profesori dhe historiani i shquar izraelit, z. Gideon Greif.
Në fjalën e tij të hapjes dr. Paolo Rago, anëtar i Bordit të të besuarve të “Universitetit Barleti”, vlerëson për të pranishmit rëndësinë e përkujtimit të përvojës tragjike të Holokaustit ndaj popullit hebre, jo thjesht si një ngjarje protokollare apo politikisht korrekt, por si një reflektim dhe mësim për t’u përballur me realitetin e sotëm.
Profesori Gideon Greif referoi rreth rëndësisë historike dhe morale të kampit më të madh të përqendrimit dhe asgjësimit, Aushvic-in. Aushvic u ndërtua si një “Fabrikë e vdekjes masive”, në kundërshtim me të gjitha vlerat njerëzore. Aushvici, edhe pse nuk ishte i vetmi kamp i shfarosjes, ka shumë karakteristika të veçanta të cilat e kanë bërë këtë kamp një sinonim të Holokaustit.
Nathaniel Haft, Zyrtar Politik pranë ambasadës Amerikane në Tiranë, u fokusua në politikën amerikane në parandalimin e mizorive të ditëve të sotme si dhe lirinë fetare. Z. Haft nënvizoi faktin se Holokausti është një paralajmërim dhe mësim për të gjithë shoqërinë sot, në mënyrë që masakra të tilla apo ajo çka ndodhi në Ballkan të mos përsëritën më.
Në video-konferencë, dr. Maura De Bernart, nga universiteti i Bolonjës “Forli”, bëri ndërhyrjen e rastit duke sjellë eksperiencës e saj me një grup studentësh të angazhuar në aktivitete të ndryshme për të përkujtuar memorien kolektive lokale.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z. Helmut Hoffman