
Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit Barleti me mbështetjen dhe suportin e UniBa morën pjesë në turneun profesional: "Medical Winter School 2023" në Stamboll-Turqi organizuar nga Brain Storm Organisation.
Ky aktivitet dhe shumë të tillë të ngjashëm që zhvillon Universiteti Barleti kanë për synim fuqizimin e praktikave të shkëmbimit studentor dhe akademik dhe realizohen në funksion të perditësimit dhe ndërkombëtarizimit të formimit të studentëve në profesionin e tyre.
